Transmetuar më 06-06-2021, 05:59

Pas përfundimit të “Për’puthen”, Bora Zemani nuk e ka më problem të thotë se kush ka qenë i preferuari i saj në program.

E pyetur se me kë nga konkurrentët është lidhur më shumë nga aty, moderatorja nuk ka ngurruar të tregojë të preferuarin e saj.

Zgjedhja e Borës është Mevlani dhe pohoi se me të ka kaluar më shumë kohë nga të gjithë të tjerët.

"Mevlani, ka qenë në emision për aq kohë sa isha unë dhe Arjani, kështu që kemi krijuar afrimitet. Ka qenë shumë korrekt me ne. Aq shumë sa ka qëndruar mund të kishte pasur probleme, por Mevlani është i rregullt", tha Bora.

Para disa muajsh ajo u nda nga Donald Veshjet, një aktor i ri, binjak me Romeo Veshja. Media ku angazhohet Bora, thotë se i ka dhënë fund lidhjes së tyre sepse xhelozia ishte e tepërt.

Donaldi është shpërngulur nga shtëpia ku ata bashkëjetonin prej muajsh dhe menjëherë më pas kanë fshirë fotot që kishin me njëri-tjetrin në Instagram e duke e mbyllur këtë kapitull me një ‘unfollow’.