Transmetuar më 06-06-2021, 16:54

Për dashamirësit e leximit të yjeve, noa.al sjell sot horoskopin Barbanera për ditën e parë të javës së re, e hënë 7 qershor 2021.

Horoskopi i Mjekrës së Zezë ose Barbanera është një nga horoskopët më të njohur historikisht. Për këtë arsye meriton vëmendje të veçantë dhe përgatitet nga astrologu i njohur si Paolo Fox.

Dashi Një ditë bujare për ju: pavarësisht tensioneve që ndjeni, po arrini të menaxhoni jetën tuaj të përditshme, po ashtu dhe marrëdhëniet me lidhjen tuaj. Aftësi po tregoni dhe në menaxhimin e parave. Dhe këtu ka një lajm të mirë: Gjendja ekonomike ka tendencë të bëhet më solide. Grumbullime të papritura parash, borxhe që duhen mbledhur.

Demi Venusi ngroh sferën e dashurisë dhe ju bën të aftë për impulse bujare. Ndiqni më shumë zemrën, kjo do t’ju tregojë rrugën për të shkuar në drejtimin e duhur. Një lëvizje që nuk e parashikonit fare mund të rezultojë e suksesshme.

Binjakët E hënë pak monotone, si emocionalisht ashtu edhe fizikisht. Një mundësi e mirë megjithatë, për të bërë një vlerësim më të qartë dhe për të parë situatën. Angazhimet familjare duan kohë dhe durim. Fitorja do të jetë më afër, nëse i keni idetë e qarta.

Gaforrja Çfarë atmosfere e këndshme ju pret sot, me favorizimin nga ana e Hënës. Dashuria dhe familja japin konfirmime të këndshme. Në punë gjërat duken mirë, por mundësitë për më mirë, ju e dini që janë aty.

Luani Mund të keni disa vështirësi për të komunikuar me partnerin dhe për tu marrë vesh me miqtë tuaj: nëse kjo do t’ju shkaktojë mosmarrëveshje, sqarojini menjëherë, mos i lini të treshen. Ndërsa ndjenja të dyzuara ju vijnë shpesh në mendje, për fat të mirë, vetëbesimi juaj është i lartë dhe kjo do t’ju ndihmojë të dini të luani fort nëse të jetë nevoja.

Virgjëresha Sot ju jeni vetvetja, jeni ajo që dini të bëni më mirë: të fortë, të qetë, të bazuar në argumente kur flisni. Fillimi i një projekti është i favorizuar, për sa kohë që planifikoni mirë çdo detaj. Në punë apo shkollë, dikush ose diçka mund t’ju shqetësojë. Ndryshoni mendimet që ju errësojnë.

Peshorja Puna në ekip mund të ngrihet më lehtë dhe t’ju garantojë fitime të mëdha, me pak më shumë diplomaci dhe organizim më të mirë. A jeni i lumtur dhe a doni të ndiheni të gjallë? Ndoshta rrotull jush ka një flirt për të rizbuluar gëzimin e kënaqësisë dhe ju nuk po bëni përçapje?

Akrepi Nëse në punën e re keni vështirësi të gjeni harmoninë me kolegët, jini të durueshëm. Koha dhe mendja e shëndoshë do të jenë vendimtare. Për çdo vendim sfidues, është më mirë të prisni disa ditë, rrethanat aktiale nuk jua bëjnë fort të lehtë.

Shigjetari Ky është momenti në të cilin është e nevojshme të ndryshoni disa zakone familjare, të rirregulloni gjërat, situatat dhe madje edhe marrëdhëniet ndërpersonale. Ndryshime bëjini të vogla të vogla dhe mos u hani me tezat për revolucione radikale,ë. Nga ana tjetër, mos kundërshtoni propozimet inovative.

Bricjapi Sot ju duhet të lini pas ca gjëra që ju kanë lënë mbrapa dhe njëkohësisht të qetësoheni. Gjatë ditës, disa ndryshime të mprehta mund të keni në fushën profesionale. Me pak moderim, jepini hapësirë ​​ideve të të tjerëve, përndryshe do të dilnit kundër interesave tuaja.

Ujori Atmosfera në familje dhe në punë ndikohet nga pakënaqësia juaj, por krijimi i armiqësive me të afërmit dhe eprorët nuk ju ndihmon aspak. Keni një bindje se vetëm iu jeni gjeni, vetëm ju i dini më mirë gjërat. Por kur në praktikë, përballeni me probleme, edhe nga ato më të parëndësishmet, ju thjesht e humbni toruan.

Peshqit Disa rrethana në sferën familjare kërkojnë sens praktik dhe që të jeni sa më konkretë dhe për fat të mirë sot jeni të pajisur mirë me to. Garantoni praninë tuaj aty ku ju duan. Disa keqkuptime janë një sinjal për t’u interpretuar: hiqni sklepat nga sytë dhe shikojeni më mirë realitetin. /noa.al