Transmetuar më 06-06-2021, 18:13

Shqipëria ka vendosur të ndalojë importin e shpendëve nga një pjesë e vendeve të rajonit ballkanik dhe më gjerë në Evropë, në një përpjekje për të ndalur rrezikun e përhapjes së infeksionit që ka nisur të rijetë shqetësues në disa vende me pikënisje Kinën.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, ka firmosur një urdhër i cili ndalon hyrjen e shpendëve të gjallë, mishit dhe vezëve të tyre në territorin tonë nga rajonet e Greqisë, e po ashtu ka bllokuar tërësisht importin nga Kosova.

Zyrtarët e ministrisë së Bujqësisë janë shprehur se në Shqipëri nuk ka deri tani asnjë rast me influencën të llojit A1 të shpendëve, por ë masat janë marrë për të parandaluar përhapjen në vendin tonë, pas raportimeve që ka bërë Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe ajo për vrojtimin e kafshëve shtëpiake.

Më herët Ministria e Bujqësisë ndaloi importin e shpendëve dhe mishit të tyre nga Çekia, Hungaria, Gjermania, Polonia, Sllovakia, Ukraina, Bullgaria, Rumania, Belgjika, Kroacia, Danimarka, Franca, Holanda, Lituania dhe Izraeli. Ku bllokim vazhdon të jetë në fuqi.

Bllokimi i importit me thuajse të gjitha vendet e BE nuk përbën ndonjë shqetësim të madh për tregtarët shqiptarë sepse pjesa më e madhe e importit të mishit të shpendëve bëhet nga Brazili.

Megjithatë, pas Brazilit dhe disa vendeve arabe, nga Kosova dhe Greqia që u bllokuan sot, vijnë ngarkesat më të mëdha me shpezë dhe nënprodukte të tyre.

Ashtu siç është parë prej vitesh, virusi i gripit të shpendëve mund të transmetohet te njeriu dhe të shkaktojë komplikacione të rënda shëndetësore. /noa.al