Transmetuar më 06-06-2021, 20:25
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00, në aksin rrugor Prishtinë-Pejë, konkretisht te vendi i quajtur "Kroi i Mbretit".

Një person i cili po lëvizte me makinë, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke humbur jetën.

Lajmi është konfirmuar edhe nga policia ku shkruan:

"Rreth ores 19:00, ne rr. Pejë -Prishtinë eshte raportuar per nje aksident të rëndë trafiku, ku dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe dhe eshte vetë aksidentuar per vdekje. Njesitet relevante policore dhe ato te emergjences kane dale ne vendin e aksidentit”./noa.al/