Transmetuar më 07-06-2021, 09:54

Dy vjet e gjysmë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019, disa qindra banorë të Fushë Krujës, ku pati shumë dëme, janë më afër se kurrë për t’u futur në streha të reja.

Atje po ndërtohet nga turqit, lagjia e re “Rilindja”. Në pamjet që shikoni më poshtë dallohet se shtëpitë individuale janë në prag të përfundimit të punimeve.

Ndërkohë që disa godina janë ende në ndërtim e sipër.

Lagja e re në Fushë-Krujë po ndërtohet në një sipërfaqe prej 10 hektarësh dhe në një largësi prej 1 kilometri nga qendra e Fushë-Krujës. Atje do të ndërtohen banesat individuale dhe apartamentet.

Në zonën e re për rindërtim e përcaktuar në Fushë Krujë, parashikohet strehimi për 218 familje nga të cilat 91 familje në banesa kolektive dhe 147 familje në banesa individuale.

Kryeministri Rama e ka quajtur më herët këtë lagje si një zonë cilësore rezidenciale për familjet e dëmtuara nga tërmeti.