Transmetuar më 07-06-2021, 13:13

Një grua krejtësisht e zhveshur shpërtheu në duf të dhunshëm ndaj një lokali në lokalitetin Ocala në Florida, SHBA duke iu sulur edhe policëve që erdhën ta arrestojnë.

Siç shihni pamjet filmike, gruaja 53 vjeçare Tina Kindred, doli nga kontrolli për arsye të paqarta dhe krejtësisht lakuriq në mes të lokalit, një restorant, nis të shkatërrojë objektet e atjeshme.

Kur oficerë policie u afruan ta kapin, ajo nisi tu gjuante atyre me shishet që gjendeshin në banakun e lokalit.

Pas prangosjes që ishte proces i vështirë, gruaja u konstatua se nuk kishte konsumuar ndonjë lëndë narkotike. Dëmi që ajo shkaktoi u vlerësua në disa mijëra dollarë. /noa.al