Transmetuar më 08-06-2021, 09:55

Pesë vjet të tëra ka duruar 36 vjeçari Leonard Bashaliu derisa sot e shfryu dufin. Në një lëvizje të pakontrolluar fort nga logjika, por nxitur nga debati i çastit, i ka marrë jetën 44 vjeçarit Ylber Xhahysa duke e vrarë me armë zjarri.

Është zbardhur kështu ngjarja e Peqinit sot në mëngjes. Noa.al detajon se krimi ndodhi në fshatin Gjocaj pranë qytetit të Peqinit, aty ku jeton dhe i dyshuari.

Sot në mëngjes ora 8.30, viktima Xhahysa nga Pajova është gjendur në Gjocaj, fshati i Bashaliut.

Me tu përballur së bashku, ka nisur konflikti. Arsyet, krejtësisht banale: Një grusht që paskësh ngrënë i dyshuari i sotëm, këtu e pesë vite përpara nga burri që i mori jetën.

Noa.al mëson se pas prangosjes, autori i dyshuar u shfaq i rënduar psikologjikisht para forcave policore që nisën ta marrin në pyetje.

Ai ka thënë se "u zumë kot, pasi para 5 vjetësh më ka qëlluar me grusht dhe sot filloi debati me fjalë dhe përfundoi me përdorim të armës së zjarrit". /l.f/noa.al