Transmetuar më 08-06-2021, 19:33

Thuhet se rastësia është mbret i botës, ndaj një takim pesëminutësh në aeroportin e Frankfurtit do të bënte bashkë ambasadoren e SHBA-vë në Shqipëri, zonjën Yuri Kim, dhe këngëtaren e njohur, Ermira Babaliu, për t’u takuar më pas në qytetin e bukur të Pogradecit.

Ka qenë vetë zonja ambasadore, e cila nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ka ndarë këtë histori të bukur për ndjekësit e saj.

Pas përfundimit të takimeve zyrtare, diplomatja amerikane është ndaluar të vizitojë shtatoren e teto Ollgës në fshatin e Tushemishtit, kthyer tashmë në një destinacion të preferuar për shumë turistë.

Zonja ambasadore është parë gjithashtu të shijojë serenatat e bukura pogradecare, ku ndër të preferuarat e saj është "Kali i bardhë", i kënduar posaçërisht nga Babaliu për të. /b.a/noa.al