Transmetuar më 08-06-2021, 21:05

Një turist humbi jetën tragjikisht pas hedhjes nga një shkëmb në det.

Ngjarja ndodhi në Bejrut, ndërsa mediat e huaja shkruajnë se turisti nuk kishte dijeni për varkën që ndodhej në ujë dhe për pasojë, u përplas për vdekje me të.

Turistët që ndodheshin në varkë i bërtitën “Mos e bëj”, por Fahd Ibrahim Jamin Al-Lakma nuk i dëgjoi dhe u hodh nga shkëmbi.

Qytetarët panë të tmerruar momentin kur ai “fluturoi” drejt vdekjes.

Ai goditi kokën në anije dhe u plagos edhe drejtuesi i anijes.