Transmetuar më 09-06-2021, 01:09

Një tjetër futbollist i talentuar dhe shumë i dashur për fansat e për vetë skuadrën Manchester United, nuk do të jetë pjesë e kampionatit të futbollit në Evropianin 2021.

Donny van de Beek është i dëmtuar dhe për skuadrën shihet si problem serioz pasi më herët u bë e ditur se nuk do të luante as Van Dijk.

Kohët e fundit kishte dyshime për gjendjen fizike të 24-vjeçarit, pasi ai humbi miqësoren me Gjeorgjinë më 6 qershor.

Verën e kaluar Van de Beek iu bashkua “djajve”, por performanca e tij nuk ka shkuar në nivelin e pritshmërive që drejtuesit kishin për të: nga 36 ndeshje në total, ai është aktivizuar 15 herë si titullar, e vetëm 4 prej tyre i përkasin sfidave me Premier League. /xhoana/noa.al