Nuk ndalet shtimi i rasteve të reja me Kovid, sot, 40 për qind më shumë se dje
Transmetuar më 09-06-2021, 16:34

Rastet e reja të infeksionit COVID-19 po shënojnë rritje progresive në Shqipëri. Në 24 orët e fundit u regjistruan 18 të infektuar të rinj nga 13 që ishin një ditë më parë dhe nga vetëm pesë ditën pararendëse.

Ministria e Shëndetësisë tha se në 24 orët e fundit janë kryer 2,821 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 3 raste Malësi e Madhe, 2 raste në Kavajë, 1 rast në Fier, Përmet, Bulqizë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,761 që nga fillimi i epidemisë. /ardi/noa.al