Transmetuar më 09-06-2021, 19:28

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:30, në fshatin Bellopojë në Istog.

Përplasja ka qenë e fortë saqë kanë mbetur të plagosur 7 persona, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Lajmi është konfirmuar edhe nga policia, e cila në një komunikim zyrtar shkruan:

“Sot rreth orës 17:30, policia është informuar se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bellopojë të komunës së Istogut. Si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë. Mirëpo, sipas ekipit mjekësor, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”./noa.al/