Transmetuar më 09-06-2021, 20:02

"Luta Zotin të më sjellë një mashkull që të më dojë gjithmonë, ai më bekoi me dy djem. Gëzuar ditën e nënës!"- kështu shkruante para një muaji në Instagram-in e saj, Tuna, duke bërë të gjithë ndjekësit lëmsh.

Ndërkohë që fansat besonin se ky dedikim i kushtohej djalit të saj, Tianit, këngëtarja Altuna Sejdiu na la pa fjalë ndërsa konfirmoi se ishte bërë nënë për herë të dytë.

Që nga ai moment e deri më sot, ajo nuk i ka kursyer fotot dhe videot nga kjo periudhë e bukur në jetën e saj.

Tian dhe Zen përveçse nuk mungojnë në postimet e mamasë së famshme, kanë po ashtu llogaritë e tyre në Instragram, që sigurisht menaxhohen prej saj.

Por, fansave u ka rënë në sy një detaj, të dy mbajnë mbiemrin Sejdiu të Tunës.

Nuk dimë t’ju themi nëse kjo zgjedhje është thjesht për efekt Instagram-i, por ndoshta tregon se gjërat mes saj dhe babait të djemve, artistit Patris Berisha, nuk kanë shkuar fort mirë. /blerina/noa.al