Transmetuar më 10-06-2021, 09:04

Shqipëria është organizatore e samitit të radhës së Krerëve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet sot në Pallatin e Brigadave në Tiranë. Ndryshe nga aktivitetet e tjera rajonale këtë herë do të jetë e pranishme edhe Kosova, pasi më herët mungesa e saj është kritikuar ashpër.

Sipas axhendës së publikuar, në këtë samit do jenë të pranishëm Komisioneri Europian, OlivérVárhelyi, Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović, kryeministri i Serbisë, Ana Brnabić, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija, kryeministër i Maqedonisë së Veriut, ZoranZaev, si dhe drejtues të disa OJF-ve.

Samiti do të drejtohet nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, të cilët do të mbajnë edhe një konferencë për mediet në orën 12.30.

Axhenda e plotë e Samitit të Ballkanit Perëndimor:

09.30 – Takim Bilateral me Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës

10.00 – Takim Bilateral me Olivér Várhelyi, Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë

10.30 – Mbërritja e delegacioneve:

Olivér Várhelyi, Komisioneri Europian

Milo Đukanović, President i Malit të Zi

Ana Brnabić, Kryeministër i Serbisë

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës

Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut

11.00 – Seanca Plenare

12.30 – Foto Familjare (FOTO + Kamera Zyrtare)12.30 – Konferencë për shtyp e Kryeministrit Edi Rama me Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi)

13.00 – Drekë Pune

15.00 – Firmosje e marrëveshjeve

15.15 – Ceremonia e inaugurimit të Qendrës së Informimit Kulturor