Transmetuar më 10-06-2021, 10:15

Bilanci i pandemisë Covid-19 në sistemin penitenciar të vendit nuk ka kaluar pa pasoja sepse nëntë persona kanë humbur jetën për shkak të infektimit fatal.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha sot se në të gjitha burgjet e vendit u evidentuan gjithsej 204 persona të infektuar, mes tyre të dënuar dhe personel.

Të infektuarit rezultuan nga 1520 tamponë të bërë gjatë periudhës mars 2020-maj 2021, raporton noa.al.

Ndër tamponët e bërë, 656 ishin për të burgosur që shfaqën shenja të infeksionit duke zbuluar 204 prej tyre si pozitivë çka do të thotë se një në tre të testuar ka dalë me koronavirus.

Nga nën viktimat, 2 janë të dënuar kurse shtatë të tjerë, gardianë burgjesh. /klea/noa.al