Transmetuar më 10-06-2021, 13:08

Banorët e pjesës më të madhe të hemisferës veriore po bëhen dëshmitarë të një eklipsi diellor.

Kjo ngjarje quhet eklipsi unazor. Hëna do të shihet duke lëvizur mbi Diellin, por nuk do ta bllokojë plotësisht dritën që vjen prej saj, shkruan BBC.

Pamjet më të qarta do të jenë në Arktik, por një pjesë e mirë e pjesës tjetër të Tokës do të mbulohet gjithashtu nga një eklips i pjesshëm.

Eklipsi mund të shihet mirë edhe në Shtetet e Bashkuara lindore dhe Alaskën veriore, së bashku me pjesën më të madhe të Kanadasë, Grenlandës dhe disa pjesëve të Evropës dhe Azisë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, vendi më i favorshëm për të parë, do të jetë në Skoci. Si gjithmonë, këshilla është që të mos shikohet Dielli me sy të lirë. Kjo mund të shkaktojë dëme të mëdha.