Transmetuar më 10-06-2021, 19:35

Të gjithë e njohim shprehjen “një foto vlen sa një mijë fjalë”, por artistja Amrita Sethi beson se “një fjalë vlen sa një mijë piktura”…

Tre vite më parë, 40-vjeçarja ndërpreu një karrierë të suksesshme e cila i ofronte asaj burime të mira financiare, për t’u përqendruar në pasionin e saj, artin.

E vendosur në Dubai, arti i saj filloi të bënte zhurmë pasi krijonte vepra artistike nga zëri i saj, të cilat ajo i ka cilësuar si vepra nga "Zëri i artit", citon noa.al një speciale të CNN USA.

Në momentin që ajo flet, një kompjuter prodhon imazhe përmes valëve të saj të zërit. Më pas, ajo printon formën abstrakte dhe vizaton mbi të për të krijuar një pikturë të frymëzuar nga kuptimi i fjalës apo frazës që ka shqiptuar.

Ideja për të bërë vepra arti nga valët e zërit nuk është e re. Shumë kompani shesin printime të personalizuara të valëve të zërit të zërave të klientëve, ndërsa të tjerët prodhojnë kanavacë të valëve të zërit të këngëve të njohura.

Por interpretimi artistik i Sethi-t i një formë valore është i gjithi i saji: “Dua që të hedh në letër emocionet që dalin nga zëri, shprehin vetëdijen njerëzore dhe emocionin që vjen nga dëgjimi i një fjale ose fraze dhe pastaj i paraqes ato, në mënyrën më abstrakte”, – tha ajo. /marina/noa.al/

RESTRICTED 02 amrita sethi voice memo art

RESTRICTED 05 amrita sethi voice memo art

RESTRICTED 07 amrita sethi voice memo art

RESTRICTED 01 amrita sethi voice memo art

RESTRICTED 04 amrita sethi voice memo art

RESTRICTED 03 amrita sethi voice memo art