Transmetuar më 10-06-2021, 19:34

Përditësuar

Një djalë dhe një vajzë kanë marrë lëndime për shkak të një aksidenti, por e reja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën për shkak të daljes së një mjetin nga rruga duke përfunduar në trotuar.

Aksidenti ndodhi pak minuta më parë në Kinostudio, kur Jehon Breçani, 19 vjeç, ishte duke drejtuar këtë makinë tip Benz Mercedes që shikoni në foto.

Teksa po kalonte rrugën Xhanfize Keko, befas makina humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rruge, në trotuar.

Si pasojë ka plagosur Xh.G., një kalimtare rreth 30 vjeçe duke i shkaktuar plagë serioze. E plagosura është shtatzënë dhe sikurse raportohet, ka humbur njërën këmbë.

Dëshmitarët thanë se plagosja e të resë ndodhi pasi makina e përplasi dhe më.pas përfundoi te një pemë në trotuar.

Policia tha se Jehon Breçani, 19 vjeç, banor i Tiranës ka marrë lëndime të lehta dhe është shoqëruar në polici. I dyshuari është djali i ish-zëvendësdrejtorit të Policisë Tiranë, Erzen Breçani. /ardi/noa.al