Transmetuar më 11-06-2021, 11:27

Edhe teza e Matematikës ka qarkulluar në rrjetet sociale duke bërë që të përfitojnë shumë maturantë të cilët ndonëse celularët nuk lejohen, disa arrijnë të fshehin pajisjen duke iu shmangur rregullores.

Vetëm katër ditë më parë në zhvillimin e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë ku u publikua teza në rrjetet sociale gjatë kohës që nxënësit po testoheshin.

Dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe ditën e sotme me qarkullimin e fletës së provimit të lëndës së Matematikës.

Ndonëse kjo bie në kontradiktë me rregulloren që nxënësit duhet të zbatojnë, nuk dihet nëse do të ndërmerren masa më të rrepta në provimin e ardhshëm që do të zhvillohet në datën 15 qershor. /paolina/noa.al