Transmetuar më 11-06-2021, 12:05

Sa vjen vera nis të keni mall për detin. Aq më tepër nëse keni kaluar një sezon të gjatë dhe intensiv, të zbukuruar me një titull (fituar me Interin) ose dy trofe, “Coppa Italia” dhe Superkupa e Italisë (fituar me Juven).

Ky është rasti i Antonio Conte dhe Andrea Pirlo. Dhe nuk e dëmton “fotografinë” aspak fakti se sot janë të papunë (luksi), pasi ish-trajneri i Interit nuk pranoi reduktimin e projektit nga Zhang, çka çoi në largimin e tij nga stoli (marrë tashmë nga Simone Inzaghi), ndërsa Juve preferoi të vinte bast për “Allegri-bis”.

Ndërkohë, Conte ka refuzuar gjithashtu ofertën e Tottenham. Për këto arsye, të dy janë në pritje të projektit të duhur.

Ata kanë zgjedhur disa ditë pushime të përbashkëta, plot diell dhe det, me zonjat e tyre përkatëse, në Ibiza, shkruan Telesport.

Pirlo, me partneren e tij, Valentina Baldini, është gjithashtu i “shoqëruar” nga binjakët Leonardo dhe Tommaso, të lindur në New York më 2017, ndërsa Conte shoqërohet nga gruaja e tij, Elisabetta Muscarello. Të dy kolegët-miqtë u takuan në Ibiza, plazhi i Ses Salines.