Transmetuar më 11-06-2021, 16:13

Infeksioni COVID-19 ka shkaktuar rritje të rasteve që kërkojnë shtrim në spital duke bërë që 24 orët e fundit të jenë 22 pacientë që po marrin trajtim spitalor, nga të cilët 6 persona janë në terapi intensive.

Sërish ka viktima orët e fundit nga kovidi duke i marrë jetën një qytetari 73 vjeç nga Berati.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,807 që nga fillimi i epidemisë.

24 orët e fundit janë kryer 2,915 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Tiranë, 2 raste në Gjirokastër, Cërrik, 1 rast në Malësi e Madhe, Durrës, Berat, Kuçovë.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 177 persona aktivë me koronavirus. Prej tyre, 145 po ndiqen nën kurim shtëpiak. /

Ja harta e të infektuarve ende pozitivë

Shkodër 57 Tiranë 43 Berat 23 Elbasan 15 Lezhë 12 Korçë 7 Durrës 5 Gjirokastër 5 Fier 4 Dibër 3 Vlorë 2 Kukës 1

/ardi/noa.al