Transmetuar më 11-06-2021, 21:54

Dy motra binjake kanë përjetuar tmerr, pas sulmit nga një krokodil.

Njëra nga motrat, 28 vjeçare, ndodhet ende në spital në betejën për jetën pasi është sulmuar nga një krokodil ndërkohë që notonte në një liqen në perëndim të Puerto Escondido në shtetin e Oaxaca, në Meksikë.

Melissa Laurie është sulmuar nga nga krokodili dhe tërhequr nën ujë.

Me siguri do të kishte humbur jetën nëse nuk do të kishte ndërhyrë motra binjake Georgia, e cila ishte futur në ujë me të.

E reja është hedhur mbi krokodilin dhe e ka goditur në kokë vazhdimisht, derisa krokodili është larguar duke lënë të ikin atë bashkë me motren.

Melissa është nxjerrë në breg, dhe dërguar në spital, për shkak të lëndimeve të rënda, kanë detyruar mjekët ta shtrojnë në reanimacion në koma farmakologjike.

Vajza ka edhe ujë në mushkëri, pasi ka marrë frymë nën ujë.

Sipas një ndërtimi të ngjarjes, vajzat britanike ishin në udhëtim në Meksikë dhe kishin vendosur të bënin një zhytje natën në ujërat bioluminishente të lagunës së Manialtepec, një lagunë bregdetare rreth 18 kilometra në perëndim të Puerto Escondido.

Sipas referimeve, Melissa është tërhequr nën ujë nga krokodili dhe e motra e ka gjetur me fytyrë poshtë.

Ka qenë thelbësore eksperienca e Georgia-s si roje shpëtimi dhe zhytëse, e cila ka arritur ta nxjerrë motrën në breg, por jo pa pasoja, në fakt krokodili e ka lënduar edhe atë, në disa pjesë të trupit, por 28 vjeçarja për fat të mirë, ka arritur ta largojë duke i rënë në kokë.

Nga hetimet ka dalë se vajzat kishin pyetur specifikisht nëse ishte e sigurtë të notonin në ato ujëra dhe ishin siguruar për këtë gjë nga guida turistike edhe pse dihet se në zonë ka krokodilë.