Transmetuar më 11-06-2021, 23:39

Klaudia Pepa është tashmë një ndër emrat më të njohur mes artistëve të rinj në Itali.

Prej vitesh balerina shqiptare jeton në shtetin fqinj ku po përpiqet me shumë punë të ndërtojë një karrierë të suksesshme.

Emri dhe figura e saj është prezente kudo dhe Klaudia shkëlqen në çdo hap që hedh.

Së fundmi, artistja shqiptare është bërë pjesë e videoklipit të artistit italian Aka7even, i cili u bë shumë i njohur nga spektakli “Amici”, në të cilin edhe Klaudia ka konkurruar si balerinë.

Aka7even ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, i cili u kthye menjëherë në trend në rrjete sociale dhe tashmë renditet si kënga më e mirë e verës së 2021-it.

Më poshtë klipi: