Transmetuar më 12-06-2021, 11:39

Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, me sa duket e ka marrë seriozisht stërvitjen dhe të qenit në formë.

Pas mbarimit të fushatës, Gjiknuri i është përkushtuar palestrës, ndërsa boksi duket se është disiplina që e tërheq më shumë.

Në një video të publikuar së fundmi, Gjiknuri shihet teksa grushton një thes boksi, shumë i përqendruar në atë që po bën.