Transmetuar më 12-06-2021, 16:45

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit duket të jetë e qëndrueshme dhe sërish nuk ka viktima.

Këto 24 orë që kaluan janë kryer 2,916 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  6 raste në Tiranë, 2 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Kavajë, Mirditë, Kuçovë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 21 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 19 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,826 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht ka arritur në 132 mijë e 449, numri i personave të gjetur pozitivë për Covid-19. Prej tyre u shëruar 129,826 vetë.

Nuk arritën të jetojnë 2,453 persona. Aktualisht janë 170 persona në gjithë vendin me koronavirus./ardi/noa.al