Transmetuar më 12-06-2021, 17:44

Aurah dhe Jesé Rodríguez kanë pasur një marrëdhënie ulje-ngritjesh. Disa herë janë ndarë dhe kthyer me njëri-tjetrin, por duket se kjo e fundit ishte e fundit.

Çifti ishte i lumtur në rrjetet sociale me djalin e tyre Nyan, edhe pse ditët e fundit duket se marrëdhënia ka marrë një kthesë prej 90 gradësh.

Modelja dhe influencuesja është shkëputur nga rrjetet sociale për disa ditë. Këtë të premte u kthye në kanalin e saj “Mtmad”, ku u shpjegoi ndjekësve arsyen e mungesës:

“Jeta ime personale tani është konfiguruar paksa keq, sepse as unë nuk mund ta shpjegoj mirë atë që ka ndodhur. Tani nuk do ta kuptoni, por javët e ardhshme do ta merrni vesh. Unë kam qenë e mbingarkuar dhe e tradhtuar nga gjithçka që po ndodhte, nga njerëzit që kisha vendosur t’u besoja. Tani për tani nuk mund të them asgjë tjetër, sepse po e përvetësoj të gjithë informacionin që më ka ardhur nga të gjitha anët. Po e tres atë".

Është e qartë se diçka ka ndodhur midis Aurah dhe Jesé.

Siç ka rrëfyer edhe ajo vetë, në rrjete spekulohet se lidhja e tyre ka marrë fund. Gjithashtu, ajo nuk kishte fjalë shumë të mira për babanë e fëmijës së saj.

Disa javë më parë doli në dritë videoklipi “Your favorite”, një nga hitet e reja muzikore të futbollistit kanarian.

“Influencerja” ka rrëfyer se videoja me të është bërë si një strategji marketingu, sepse ajo ka më shumë ndjekës në Instagram sesa futbollisti. Pra, ata shpresonin të përfitonin në një farë mënyre.

“E bëra, sepse gjoja më pagoi, por e vërteta është se ai kurrë nuk e bëri këtë. Edhe nëse është partneri im, kjo është puna ime. Imazhi im është puna ime. Por hej, le të shohim nëse një ditë ai do të më paguajë”. /fredi/noa.al/