Transmetuar më 12-06-2021, 20:47

Ish-konkurrentja e Për’puthen, Tea Trifoni, ishte e ftuar së fundmi në “Prive”, në rubrikë “60 sekonda”, ku u është përgjigjur pyetjeve të ndryshme rreth jetës personale.

E pyetur se sa lidhje toksike ka patur, ajo u përgjigj “vetëm një”, duke lënë të kuptohet se është ajo me Beartin.

Tea u shpreh se do bëhet pjesë e muzikës për kënaqësi personale, teksa po ashtu tha se për qetësi mendore mund të mbyllë rrjetet sociale.

Ndërkohë, e pyetur se sa paguhet për reklama tashmë që është personazhi më i përfolur dhe i ndjekur, ish-konkurrentja zgjodhi mos të zbulojë shifra, duke u përgjigjur shkurt: “Mjaftueshëm”.

Tea ndër të tjera u shpreh se s’flet me asnjë nga djemtë e emisionit, edhe pse është parë shpesh në shoqërinë e Fation Kuqarit.

Asaj i është bërë edhe një pyetje me spec.

“Kur e ke humbur virgjërinë?” e pyeti gazetari, pyetje të cilë iu përgjigj: “Kush tha që e kam humbur!”

Tea tregoi edhe fiksimin që ka patur dikur për Justin Bieber, duke u shprehur se ka qenë e dashuruar pas tij.