Transmetuar më 12-06-2021, 22:41

Moderatorja simpatike, Roza Lati, ishte e ftuar pasditen e djeshme në studion e Bieta Sulos në atë që presupozohej të ishte një bisedë e këndshme mes vajzash, por ja që gjërat nuk shkuan aspak mirë dhe kaq mjaftoi që rrjeti të gëlonte nga pakënaqësitë e para.

Një pyetje në pamje të parë e pamenduar mirë, ose thjesht e momentit, shkaktoi siklet tek Roza, e cila më pas ka shpërthyer në akuza kundrejt Sulos ku ndër të tjera shkruan se nuk e kupton se si Bieta e ka ftuar në studio dhe ofenduar, gjë që ia kanë vënë në dukje edhe ndjekësit.

Por ja që çudirat nuk paskan të sosur, pasi sot përmes një postimi, Roza thotë se i vjen keq që janë rrëmbyer nga emocionet, teksa nënvizon se nesër ka ditëlindjen dhe nuk do të nis këtë faqe të re me mllef dhe urrejtje.

Ndërkohë, vetë Bieta nuk ka reaguar ende rreth kësaj situate. /blerina/noa.al