Transmetuar më 12-06-2021, 22:58

Shtetet e Bashkuara do të vendosin lidhur me dozat e vaksinimit antiCovid-19 në Samitin e Brukselit të martën e ardhshme.

"Ne garantojmë mbështetjen e COVAX e cila ka qëllim të bashkojë kapacitetet financuese dhe prodhuese për të siguruar një sasi sa më të madhe vaksinash për t’i shpërndarë ato dhe të bëjmë të mundur shpërndajen e 2 miliardë doza në botë deri në fund të vitit 2021.

Ne synojmë të vaksinojmë të paktën 2/3 e popullsisë së botës deri në fund të vitit 2022", deklaron Shtëpia e Bardhë.

Palët do të bashkëpunojnë për prodhimin e produkteve medicinale që kontribuojnë në luftën kundër pandemisë.

"Një grup i përbashkët pune i BE është vënë në punë për të zgjidhur çështjet në lidhje me zgjerimin e kapacitetit të vaksinave dhe përgatitjeve terapeutike, duke përfshirë ndërtimin e impianteve të reja dhe shmangien e kufizimeve të panevojshme mbi eksportet”, thuhet në një deklaratë.

BE dhe Shtetet e Bashkuara shprehin gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin e tyre në për të korrur suksesin e synuar. /paolina/noa.al