Transmetuar më 13-06-2021, 11:07

Ngjarje dramatike në lagjen Bruklin të Nju Jorkut në SHBA, ku një nënë 24 vjeçare ka hedhur dje pasdite dy fëmijët motakë nga ballkoni e më pas është hedhur dhe vetë.

E bindur se jeta nuk kishte më kuptim dhe duke përjetuar faktin se ndjehej vetëm dhe bosh, gruaja ende lehonë, ka marrë vajzën vetëm katër javëshe dhe e ka flakur nga ballkoni. Menjëherë më pas ka hedhur dhe djalin 2 vjeç.

Në fund është hedhur edhe vetë pranë tyre. Në vendngjarje, policia u përball me skenën e dhimbshme ashtu si dhe fqinjët dhe kalimtarë.

Ata dërguan familjen në spital, ku mjekët thanë se foshnja është në gjendje kritike. Ndërsa pa dëmtime serioze janë nënë e bir.

Gruaja tha se e kreu aktin e trefishtë nën presionin se ishte lodhur nga të qenit vetëm” por edhe nga gjendja e rënduar emocionale.

Policia tha se nëna e dy fëmijëve ishte hedhur krejtësisht e zhveshur nga ballkoni.

Disa fqinjë thanë se gruaja dhunonte fëmijët e saj për shkak së gjendjes së rënduar psikologjike. /marina/klea/noa.al