Transmetuar më 13-06-2021, 12:07

Korçë/Informacion paraprakKorçë/ Gjendet i mbytur një person në rezervuarin e Gjançit

Një person është gjetur i mbytur sot në rezervuarin e Gjançit, në Korçë, raporton noa.al.

Policia thotë se ka shkuar në vendngjarje por nuk ka arritur të identifikojë të ndjerin.

Një grup hetimor po procedon duke marrë në pyetje banorët e zonës, për të bërë të mundur identifikimin e viktimës, por edhe për të mësuar më shumë mbi detajet e ngjarjes.

Trupi i pajetë është dërguar drejt morgut, ndërsa pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar edhe shkakun e vdekjes. /xhoana/noa.al