Transmetuar më 13-06-2021, 13:43

Komisioni zgjedhor në Partinë Demokratike thotë se po vërehen probleme në procesin e votimit për kreun e ri demokrat.

Jemin Gjana, kryetar i komisionit të votimit tha se në njësinë 5 u zëvendësua vëzhguesja e kandidatit Agron Shehaj pas shkeljes flagrante të udhëzimit për mosfotografimin e fletës dhe qendrës së votimit.

Gjana reagoi pak orë pasi kandidati Agron Shehaj tha se ka probleme në zgjedhje. Ai akuzoi se janë përjashtuar vëzhguesit e tij dhe kandidatëve të tjerë kundër Bashës.

"Nuk është përjashtuar asnjë vëzhgues. Dua të bëj me dije se mbrëmë deri në orën 12 e gjysmë ka vazhduar proçesi i marrjes së propozimeve nga kandidatët për deputetë dhe përfaqësuesit e tyre.

Ka mundur të plotësojë disa ditë më parë, kandidati Basha me përfaqësuesit e tij, anëtarë në komisione, dje pasdite, kandidati Kadilli ka përmbyllur të gjithë komisionet me përfaqësuesit e tyre, me kandidaten Harxhi, deri në 12.00 mbrëmë kemi mbyllur të gjithë emrat e përfaqësuesve të saj në komisione, ajo ka lënë disa komisione bosh, nuk ka patur mundësi dhe sipas saj, kohën e duhur që të mund të gjente për 10 apo 15 komisione për të cilat ajo ka patur dakordësinë që nuk ka patur përfaqësim.

Kemi patur problem në 7 apo 8 raste të përfaqësuesve të kandidatit Shehaj, për arsye se, erdhën disa propozime, që u refuzuan nga Komisioni. Arsyeja ka qenë krejt e qartë, ose nuk kanë patur kartë anëtarësie, dhe nuk kanë qenë në listat e anëtarësisë së partisë, ose janë deleguar nga një degë në një degë tjetër.

Nuk është pranuar që vëzhguesi i kandidatit Shehaj në Kavajë, të jetë një anëtar partie i Rrogozhinës, nuk është pranuar që vazhduesi i kandidatit Shehaj në Maliq, të jetë anëtar partie i Korçës.

Nuk është pranuar që tek Njësia 2, por është përfaqësuesi i z. Shehaj dhe pretendon padrejtësisht që nuk ka, por është refuzuar një kandidat i cili është anëtar i kryesisë së partisë në degën 5.

Kjo nuk do të thotë që nuk kanë përfaqësim, por ka kritere saktësisht të përcaktuara për të cilat komisioni ka marrë vendimet përkatëse. Unë po ju bëj me dije se vetëm në orët e mëngjesit e deri tani, për llogari të kandidatit Shehaj, janë marrë vendime dhe janë plotësuar me përfaqësues të tjerë, ose me përfaqësues të sapo propozuar, Kruja, Lushnja, dega 4, Kavaja, Maliqi, Shkodra që ende nuk futet njëri nga përfaqësuesit të z. Shehaj, kanë luajtur me emrat e dy vëllezërve, Gersi Jubani, është anëtar i PD-së, ka vendim të Komisionit të jetë në qendër të votimit, vjen i vëllai i tij i cili nuk është anëtar i PD-së dhe pretendon të shkojë ai në vend të të vëllait, gjë që është e pamundur të bëhet.

Përpara 30 minutash është bërë zëvendësimi i vëzhgueses të z.Shehaj tek Njësia5. Është deleguar atje dhe besoj të jetë paraqitur Barbara Dhurim Doda, është larguar një zonjë tjetër e cila shkaktoi për dy orë rresht probleme në qendrën e votimit dhe në këto kushte ka marrë një penalitet dhe është përjashtuar nga qendra e votimit sepse në udhëzimin që të gjithë kandidatët e kanë, të gjitha degët e kanë, të gjitha komisionet e kanë, dhe është udhëzimi i datës 8 qershor, para 5 ditësh dhe u është bërë të qartë të gjithë; “Ndalohet fotografimi dhe filmimi i fletëve të votimit, i listave të votimit dhe i ambienteve të votimit brenda qendrës së votimit’’.

Një ndalim që është për të gjitha llojet e zgjedhjeve. Zonja ka bërë veprime të kësaj natyre, është marrë ky vendim dhe është bërë zëvendësimi i saj" ishin rastet e detajuara nga Gjana. /ardi/noa.al

📸©: NOA/LSA