Transmetuar më 13-06-2021, 17:03

Autoritetet shëndetësore njoftuan para pak çastesh se 24 orët e fundit u identifikuan edhe 10 raste të reja me koronavirusin e ri Sars-Cov-2. Ata u zbuluan mes 2224 tamponëve dhe testeve të shpejta. Një ditë më parë ishin 12 raste.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar 24 orët e fundit ishin në këto bashki:  3 raste në Durrës, 2 raste në Shkodër, Gjirokastër, 1 rast në Tiranë, Berat, Malësi e Madhe.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 16 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,842 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht janë edhe 164 persona aktivë. /klea/noa.al