Transmetuar më 13-06-2021, 18:12

Lexoni më poshtë rrëfimin e babait

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme qytetarët italianë të Ardea-s, në periferi të Romës.

Një burrë 34-vjeçar, i sinjalizuar edhe më parë nga fqinjët e tij për shqetësim publik, ka hapur zjarr në një park duke lënë të vdekur dy vëllezër 3 dhe 8 vjeç që po luanin aty pranë, si dhe ka vrarë po ashtu edhe një të moshuar 84 vjeçar.

Një person i katërt, një burrë që po dilte nga shtëpia me një karrocë për të hedhur mbeturina, arriti t’i shpëtonte breshërive.

Dëshmitarët thanë se 34 vjeçari u afrua me një makinë, ndaloi pranë parkut dhe hapi zjarr me një armë që e drejtoi tek dy vëllezërit. I moshuari që u përpoq ti mbronte, u qëllua edhe ai. Dëshmitari tregoi se ishte e qartë që autori po synonte të qëllonte pikërisht dy fëmijët, pasi aty kishte dhe disa të tjerë.

Viktimat janë Salvatore Ranieri, 84 vjeç dhe dy vëllezërit e moshës 3 dhe 8 vjeç, David dhe Daniel Fusinato. Autori që u vetëvra ishte Andrea Pignani, 34 vjeç.

Karabinierët, grupet speciale të ndërhyrjes së shpejtë, negociatorët ushtarakë dhe një ekip i komandës policore të Romës mbërritën në vend dhe u përpoqën ta bindnin që të dilte nga shtëpia ku ishte futur, por pasi nuk morën asnjë përgjigje ndërhynë dhe e gjetën të vdekur në dhomën e gjumit.

Babai i fëmijëve të vrarë duke iu referuar vrasësit: "Unë në arrest shtëpie për drogë dhe ai ishte i lirë"

Babai i dy djemve 3 e 8 vjeç është shumë keq. Ai ishte në shtëpi nën arrest shtëpiak për posedim droge dhe nuk dilte dot ndaj fëmijët kujdeseshin i madhi për më të voglin.

Ai ka dëgjuar krismat dhe ka dalë në dritare të shohë se çfarë po ndodhte. Është tmerruar dhe ka klithur kur mësoi çfarë e kishte zënë.

"E tmerrshme, mua më mbajnë brenda nën arrest shtëpie për pak hashash që përdorja, kurse ai me armë shëtiste i lirë dhe më vrau fëmijët".

Fotot: Ansa

/blerina/noa.al