Transmetuar më 13-06-2021, 20:11

Ndeshja Angli-Kroaci, është përgjakur sonte pasi një tifoz ka rënë nga tribuna e stadiumit të Wembley-t.

Një zëdhënës i stadiumit Wembley tha: “Ne mund të konfirmojmë që një spektator ra nga tribunat menjëherë pas fillimit të ndeshjes midis Anglisë dhe Kroacisë në stadiumin Wembley.

UEFA tha se tifozi ndodhet në spital në Londër, në gjendje kritike për jetën.

Një tifoz i Anglisë i tha Evening Standard: “Ne pamë këmbët e tij që kalonin mbi barrierë dhe pastaj ai ra, goditi tokën dhe nuk lëvizi".