Transmetuar më 13-06-2021, 20:18

Pasagjerët e linjës ajrore Los Angeles- Atlanta, SHBA, kanë përjetuar momente të vërteta paniku gjatë udhëtimit të tyre, pasi një person ka tentuar të hapë derën e avionit në ajër.

Në pamjet, që po bëjnë xhiron e web-it, duket qartë momenti kur ai provon të hapë derën dhe më pas neutralizohet nga stafi i ekuipazhit dhe pasagjerët e tjerë.

Sipas të pranishmëve, ai u kërkoi fillimisht pasagjerëve të uleshin të vendosin maskat e oksigjenit.

Fatmirësisht personi që donte të hapte derën është penguar nga pasagjerët e tjerë dhe fluturimi ka vijuar normalisht, ndërkohë që ai është arrestuar sapo avioni ka zbritur në tokë./blerina/noa.al/

Më poshtë pamjet: