Transmetuar më 13-06-2021, 20:38

"Jam mirë, shpresoj të kthehem së shpejti", është ky mesazhi që futbollisti danez Christian Eriksen u ka dërguar shokëve të skuadrës së Interit, të shqetësuar për gjendjen e tij pas asaj që ndodhi ditën e djeshme gjatë ndeshjes kundër Finlandës.

Ky mesazh iu përcoll lojtarëve falë ndërmjetësimi të CEO-s së skuadrës së zikaltërve, Beppe Marotta.

Sot "La Gazzetta dello Sport" ka zbuluar per te gjithë përmbajtjen e mesazhit shpresëdhënës.

Mjeku i klubit të zikaltërve Piero Volpi shprehet:

"Kaluam një orë të tmerrshme, jo veç unë, por e gjithë familja e klubit tonë. Në ditët e ardhshme ai do t’i nënshtrohet analizave të specializuara. Gjëja më e rëndësishme është që ai të jetë mirë. Nuk kishte shfaqur kurrë probleme, as kur ishte as kur luante për Tottenham, as për Inter. Në Itali, kontrolle shumë më të rrepta"./noa.al/