Transmetuar më 13-06-2021, 21:08

Sergio Agüero nënshkroi për Barcelonën vetëm disa ditë më parë, duke i dhënë fund lidhjes së tij të dashurisë me Manchester City.

Sulmuesi argjentinas veshi ngjyrat blu të skuadrës angleze për më shumë se një dekadë dhe u largua si një legjendë e vërtetë.

Në lamtumirën e tij dëshironte të kishte një detaj të bukur me të gjithë punonjësit që e kishin ndihmuar të bënte histori.

Numri 10 i dha secilit prej punëtorëve nga një orë “Tag Heuer”, çmimi i së cilës është midis 1.300 dhe 1.800 euro, por gjithashtu zhvilloi një lotari mes të gjithë stafit të klubit, se kush do ta merrte falas makinën e tij, një “Range Rover Evoque” e vitit 2016, që vetëm disa ditë më vonë mund të blihet në eBay.

Fituesi me fat ishte Ally Marland, një nga punonjësit e fanellave të ekipit, i cili mori çelësat e automjetit nga vetë futbollisti argjentinas.

Punonjësi e falënderoi atë për gjestin me një përqafim dhe disa fjalë, që tani janë kthyer kundër tij: "Unë jam duke u dridhur nga emocionet. Tani do të udhëtoj çdo ditë me një Range Rover. Çfarë tjetër mund të them? Nuk do t’ju harroj. Shumë faleminderit!"

Sipas “The Sun”, Marland dhe gruaja e tij, Nicky, tashmë kanë makina dhe kjo është arsyeja pse vendosën ta nxirrnin në shitje makinën e dhuruar nga Aguero.

Ata synojnë të mbledhin më shumë se 26.500 euro, teksa 5 për qind të kësaj shume do ta dhurojnë për Shtëpinë e Fëmijëve “Derian House” në Chorley.

“Range Rover Evoque” i blerë nga futbollisti argjentinas nuk ka pasur ndonjë konsumim, siç dëshmohet nga 17.000 kilometrat që shfaqen në njehsor. Edhe kështu, pavarësisht se i përkiste Kun, Marland dhe gruaja e tij kanë vendosur ta shesin me një çmim më të ulët sesa kushton zakonisht ky model. Synimi është që të paktën një pjesë e kësaj dhurate të përdoret për një qëllim të mirë./noa.al/