Transmetuar më 13-06-2021, 21:44

Më 12 mars, Iker Casillas dhe Sara Carbonero vendosën të njoftonin fundin e marrëdhënies së tyre përmes profileve në Instagram.

Një ndarje që ka qenë ngjarje kryesore e vitit. Lidhja filloi, siç e kujtojnë të gjithë nostalgjikët, me puthjen “live”, pasi portieri fitoi Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut. Ajo ishte gazetare sportive pranë kombëtares së Spanjës.

Pavarësisht thashethemeve të vazhdueshme për marrëdhënien e tyre, çifti ka mbetur në kontakt, duke ndarë rolet si prindër të dy fëmijëve të tyre, Lucas dhe Martín.

"Ne do të vazhdojmë së bashku në detyrën e mrekullueshme të prindërve të përkushtuar, siç kemi bërë deri më tani”, – theksuan ata atëherë.

Dhe tashmë është e zakonshme të shohësh komente reciproke në postimet që secili prej tyre bën në rrjetet sociale, ose me komplimente, ose me shaka miqësore. Në fakt tashmë kanë publikuar të dy një imazh, në të cilin ishin së bashku për të festuar 40-vjetorin e ish-portierit të Real Madridit, Portos dhe kombëtares spanjolle.

Tani, revista “Hola” ka siguruar imazhet e para të ish-futbollistit dhe gazetares së bashku, ekskluzivisht. Siç shpjegon kjo media, Iker i tregoi Sarës apartamentin e tij të ri në Madrid dhe fotot do të bëheshin disa ditë para ditëlindjes së 5-të të djalit të tyre të vogël, Martín.

Kur çifti u divorcua, të dy ranë dakord që gazetarja të qëndronte në shtëpinë e mëparshme me dy fëmijët e saj, ndërsa ish-futbollisti do të transferohej në një apartament pranë tyre.

Sidoqoftë, “Viva la vida” raportoi në fund të majit se Sara ishte zhvendosur në një shtëpi tjetër, ashtu si Iker, i cili ka blerë një shtëpi tjetër në të njëjtën zonë urbane.