Transmetuar më 13-06-2021, 22:15
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Shkodër. Ajo është zbuluar mbrëmjen e sotme rreth orës 20:20, por i ndjeri mendohet se ka ndërruar jetë prej disa ditësh.

Noa.al raporton se në një banesë dykatëshe të pabanuar në lagjen "Ahmet Haxhija", është gjetur pa shenja jete Arlind Dyli 29 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë si pasojë e perdorimit të tepërt të lëndëve narkotike.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./noa.al/