Transmetuar më 13-06-2021, 23:29

Irina Shayk, ish-partnerja për një kohë të konsiderueshme të Cristiano Ronaldos, dhe reperi Kanye West janë bërë një nga çiftet më të kërkuara dhe në modë të Amerikës. Modelja dhe artisti “u kapën mat” në Provence (Francë), ndërsa festonin ditëlindjen e 44-t të reperit.

Një udhëtim që ata e kishin planifikuar me diskrecion total, por që u zbulua nga shtypi ndërkombëtar. Pas kthimit të tyre në New Jersey, ata u fotografuan përsëri, një fakt që do të konfirmonte romancën fillestare.

Sapo zbritën në aeroportin e New Jersey, Irina Shayk pozoi për shtypin shumë natyrshëm dhe madje ngriti gishtin e madh për të lënë të kuptohet se gjithçka ishte në rregull, ndërsa ai u përpoq të fshihej nga mediat.

"Romancë e re", –  titullohej në gazetën prestigjioze britanike “Daily Mail”.

"Ata janë në njohje e sipër, diçka ende informale", – shprehen nga “Page Six”. E vërteta është se Irina Shayk dhe ish-burri i Kim Kardashian njihen për shumë vite.

Çifti i ri njihen me njëri-tjetrin për më shumë se një dekadë, që kur modelja ruse mori pjesë në videoklipin e këngës “Power”. Sikur të mos mjaftonte kaq, modelja bëri një paraqitje në “Paris Fashion Week”, në një nga sfilatat e këngëtarit më 2012. Edhe Irina Shayk ka veshur rroba nga marka e tij “Eponymous” në më shumë se një rast.

Përveç kësaj, ata ndajnë miq të shumtë të përbashkët dhe lëvizin në të njëjtat vende, kështu që nuk është për t’u habitur që dashuria lindi mes tyre.

Për disa vite, Irina Shayk mbajti një marrëdhënie të qëndrueshme me Cristiano Ronaldon, derisa i dhanë fund lidhjes më 2015.

Më pas, modelja ruse kaloi në krahët e Bradley Cooper, me të cilin qëndroi deri më 2019.

Që atëherë, asnjë partner i ri nuk është lakuar për rusen, që preferon të mbajë një profil shumë më të rezervuar për sa i përket jetës personale.

Në rastin e Kanye West, artisti ishte i martuar për shtatë vite me Kim Kardashian, derisa në fund të vitit 2020 vendosën t’i jepnin fund martesës.

Pavarësisht nga ndarja, të dy mbajnë një marrëdhënie të shkëlqyeshme për katër fëmijët e tyre./noa.al/