Transmetuar më 14-06-2021, 00:09

Tirana humb kapitenin e saj për sezonin e ri futbollistik.

Idriz Batha ka konfirmuar largimin nga bardheblutë, me të cilët u shpall kampion.

Përmes rrjeteve sociale, mesfushori energjik shkroi:

“Faleminderit Tirona! Sa shumë emocione për 2 vite që isha aty, së bashku i përjetuam të gjitha: suksese, gëzime, dhimbje. Faleminderit të gjithëve nga zemra; presidentit, stafit, trajnerëve që punuam!

Faleminderit dhe Darit, legjendës, miku im i mirë; faleminderit tifozëve që më dhuruan emocione të forta.

Më shumë se të gjithëve, faleminderit shokëve të mi, vëllezërve të mi, sepse për mua ata janë më të rëndësishëm se çdo gjë në jetën e sportit. Shihemi se shpejti”./noa.al/