Transmetuar më 14-06-2021, 14:56

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike u konfirmua edhe zyrtarisht si fitues i një mandati të ri katër vjeçar në krye të forcës më të madhe të opozitës.

Komisioni zgjedhor i PD ka përmbyllur sot pasdreke procesverbalin e përgatitjes dhe të deklarimit të rezultatit përfundimtar zyrtar.

Kreu i komisionit, Jemin Gjana tha se pas administrimit të të 76 kutive të votimit në të gjithë vendin doli se në zgjedhje morën pjesë 41097 nga rreth 76 mijë anëtarë.

Rezultuan 413 vota të pavlefshme dhe 40684 të vlefshme, ku Lulzim Basha mori 32,882 vota.

I dyti u rendit biznesmeni Agron Shehaj me 6,038 vota, më së shumti nga Vlora. Edit Harxhi mori 983 vota, kurse për Fatbardh Kadillin votuan vetëm 781 anëtarë të PD.

Bazuar në këto të dhëna Komisioni zgjedhor i PD shpall zyrtarisht fitues të garës për kryetar të PD, kreun aktual Lulzim Basha. /klea/noa.al