Transmetuar më 14-06-2021, 15:39

Kryetari i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja, tha sot në Parlament se institucioni që ai drejton është i gatshëm të nisë procedim penal për cilindo që ka prova për afera korruptive, por kjo nuk mund të bëhet pa pasur indicie.

Z.Kraja ishte në parlament për të paraqitur raportim vjetor të punës së SPAK për vitin 2020.

Ndër të tjera ai foli dhe për vendimin që publikoi SHBA që e shpalli ish kryeministrin dhe deputetin e PD, Sali Berisha dhe familjen e tij si tij padëshirueshëm për tu futur në Amerikë.

Kraja tha se listat që nxjerr Departamenti Amerikan i Shtetit janë demonstrim i asaj që ndodh në SHBA, por Shqipëria ka ligjet e veta.

"Lista është një proces që ndodh në SHBA,  ne jemi në Shqipëri dhe kemi parashikimet tona ligjore sesi fillohet një procedim penal dhe si shkohet në gjykatë", tha Kraja.

Kurse shtoi: "Ajo që unë garantoj është se çfarëdo indicie apo material që do të kemi në dispozicion, në raport me çdo shtetas shqiptar, pa diskutim jemi të vendosur për të çuar deri në fund ndjekjen penale, qoftë edhe në bllokimin e pasurisë për çfarëdo që të vijë".

Në debat me deputetë që kërkonin veprim më të ashpër nga SPAK, Kraja dha një përgjigje të qartë duke iu referuar ligjeve: "Kraja thotë se SPAK nuk del dot në rrugë e tu kërkojë njerëzve se ku e kanë blerë shtëpinë, por garanton se për çdo informacion që i vjen do të reagojë". /ardi/noa.al