Transmetuar më 14-06-2021, 19:07

Vendim të dhimbshëm ka marrë një nënë duke u detyruar të lërë peng fëmijën e saj për të shlyer borxhin që kishte.

Ngjarja ka ndodhur në Brazil dhe protagoniste është një nënë 28 vjeçare e cila është përballur me kërkesën e prerë të një kartelo droge për të shlyer borxhin që kishte nga sasi lëndësh narkotike që kishte marrë pa paguar.

Në fotografitë që gjeni në galeri, shihet, se si policia shpëton foshnjën në Pontes a Lacerda, Brazil.

“Nëna ia kishte dhënë fëmijën anëtarëve të bandave të drogës si një garanci, për të paguar borxhin që i kishte. Foshnja në një farë mënyre, me anë të foshnjës, kishte paguar drogën që kishte blerë”, ka deklaruar zyrtarja policore Bruna Carolina Laet.

Policia tha se do të vazhdojë hetimet, lidhur me nënën dhe personat që kanë marrë foshnjën si një lloj garancie.

Raportohet se nëna në fjalë ka humbur kujdestarinë ndaj foshnjës, për shkak të akuzave që rëndojnë mbi të, ndërsa nuk dihet ende gjendja shëndetësore e fëmijës.