Transmetuar më 14-06-2021, 22:15

Instituti i Virologjisë Wuhan në Kinë kishte lakuriq të natës në kafaze dhe kështu virusi do të dilte nga laboratori, një tezë e mohuar vazhdimisht nga autoritetet kineze.

Kjo u zbulua nga një filmim ekskluziv nga Sky News Australia, i cili shton edhe një herë dyshime për origjinën e koronavirusit. Pamjet tregojnë një shkencëtar që ushqen një lakuriq nate me një krimb.

Videoja është bërë nga Akademia Kineze e Shkencave me rastin e laboratorit të ri të biosigurisë të nivelit 4 dhe është regjistruar në maj 2017 duke demonstruar se kafsha kryesore e përhapjes së koronavirusëve mbahej në laboratorë duke krijuar premisa evidente për përhapjen e virusit qoftë dhe aksidentalisht.

Që nga fillimi i pandemisë, nën akuzë kanë qenë tregjet e ushqimit (tregjet e lagështa) dhe shitja e kafshëve të egra të gjalla, të cilat gjithmonë janë konsideruar përgjegjëse për transmetimin e viruseve te njerëzit.

Hipoteza të tjera sugjeronin idenë e një eksperimenti nga shkencëtarët kinezë dhe të një gabimi njerëzor në origjinën e përhapjes së virusit.