Transmetuar më 14-06-2021, 22:38

Një video e publikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregon momentin kur policë godasin me elektroshok një adoleshent.

Ngjarja ka ndodhur në Maryland dhe shihet se si adoleshenti qëllohet pavarësisht që ai kishte ngritur duart lart pa bërë rezistencë.

Videoja që është bërë virale ka marrë miliona shikime dhe shfaq adoleshentin me duart e ngritura lart, ndersa  ishte i rrethuar nga të paktën pesë policë.

Gjithçka ndodhi pas i riu me disa shokë po “tymoste” në hapësira publike, që në këtë shtet ndalohet dhe ende nuk dihet përmbajtja e asaj që ai kishte tymosur.

Më poshtë pamjet: