Transmetuar më 14-06-2021, 22:52

Shefi i Urgjencës Shqiptare, Skënder Brataj ka dhënë një shpjegim se si shpëtoi lojtari danez, Christian Eriksen, i cili u shemb në tokë në ndeshjen përballë Finlandës.

Brataj vë theksin tek rëndësia e madhe e reagimit të shpejtë nga ana e mjekëve.

Sipas tij, ishin këta të fundit që risollën në jetë futbollistin pas disa sekondash "vdekje".

Kjo nuk ka të bëjë aspak me një mrekulli sipas tij, por me reagimin e menjëhershëm të stafit mjekësor.

Dhe këtë ai e dëshmon me një video, të postuar në Facebook, ku bën dallimin me pasojat që sjell reagimi i vonuar.

Reagimi i Skënder Brataj

"DUAM TË SHPËTOJMË JETË NJERËZISH?

Në videon bashkëngjitur janë dy raste të arrestit kardiak të ndodhura në sporte të ndryshme, hockey dhe basketboll.

Në rastin e parë nuk ndërhyri askush për të bërë masazh kardiak dhe defibrilim.

Sportisti humbi jetën.

Në rastin e dytë është përsëri arrest kardiak, por veprimi i menjëhershëm duke bërë masazh kardiak dhe defibrilim mundësoi shpëtimin e jetës së sportistit.

Këto janë kurse trajnimi të cilat bëhen nga QKUM për personel shëndetësor dhe mbështetës ose dhënës së ndihmës së parë. Në vijim do të demonstrojmë si bëhet masazhi kardiak dhe defibrilimi," shkruan Skender Brataj.

Më poshtë video-ja: