Transmetuar më 14-06-2021, 23:06

Nga 1 korriku hiqet tarifa Roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor. Lajmi u dha nga ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

"Nga 1 korriku, hiqen tarifat Roaming në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë. Duhet të keni diçka në mendje: Të keni celularin me bateri plot", shkruan Soreca.

Ende nuk është e qartë nëse tarifa zero lekë roaming do të përfshijë vetëm thirrjet, apo pa pagesë do të jetë edhe interneti e SMS.

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë: Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria.  /noa.al