Njerëzit e 5 shenjave të horoskopit që nuk duan të martohen!
Transmetuar më 15-06-2021, 00:11

Mos u propozoni kot se nuk kanë dëshirë!

Në jetën tonë të përditshme kemi hasur dhe dëgjuar plot vajza e djem që nuk duan të martohen. Madje disa e nisin tezën në adoleshencë dhe e avancojnë për vite plot.

Më poshtë ju ftojmë të njiheni me personat e pesë shenjave të horoskopit  çdo dëshirë mund të kenë, përveçse të martohen. Kuptohet, nuk mund të merrni për bazë çdo gjë që thotë astrologu, por një indicie e merrni.

1-Dashi: Ata preferojnë të shijojnë lirinë. Dëshirojnë të bëjnë çfarëdo gjëje që duan të bëjnë. Nuk iu pëlqen ideja që të japin llogari ndaj askujt.

2-Binjakët: Thjesht kur e mendojnë martesën i kap ‘frika’. Ata mendojnë se nëse martohen do të bëhen monotonë dhe tepër të mërzitshëm në jetën e tyre.

3-Virgjëresha: Janë shumë të zënë duke punuar për të arritur qëllimet e tyre. Fokusohen tek detajet dhe janë të bindur me veten se nëse martohen nuk do mund të arrijnë asnjë qëllim të tyrin.

4-Shigjetari: Janë të pavarur dhe nuk mendojnë se kanë nevojë për dikë tjetër në jetën e tyre që të ndihen të plotësuar. Fokusi është tek arritja e qëllimeve.

5- Ujori: I frikëson ideja të kenë dikë në jetën e tyre që mund t’i lëndojë një ditë. Ndihen sikur askush nuk i kupton dhe për këtë arsye nuk mund t’u japë mbështetjen që duan